Dyqanet/vendet e produkteve të përdorura janë gjuetia e thesareve të çmuar dhe çmimeve fantastike. Për shume arsye, qarkullojnë mite rreth produkteve të përdorura dhe vendeve ku shiten këto produkte. Disa njerëz mendojnë se janë të pista, ndërsa të tjerë supozojnë se gjithçka në to është e vjetër ose e dale mode. Le t'i hedhim një sy disa prej këtyre miteve së bashku dhe të ndajmë "legjendën" nga e vërteta.
"Miti" i parë është se vendet e të përdorurave janë të pista. Ok, le të themi të vërtetën këtu. Disa mund të mos jenë aq të pastra ose të organizuara sa të tjerat, por nuk është gjithmonë kështu. Kam qenë në disa vende që kanë një përzgjedhje artikujsh të kuruar, kështu që nëse nuk doni të “bëheni pis”, mund t'i kontrolloni gjithmonë këto vende ose të blini online.
Vendet e të përdorurave janë vetëm për njerëzit që "nuk kanë buxhet”. Ky është një mit që qarkullon, sidomos në Shqipëri, por ABSOLUTISHT JO! Produktet e dorës së dytë janë për të gjithë. Pavarësisht nëse jeni ngusht me buxhetin, ju pëlqejnë çmimet e mira, nuk doni të kontribuoni në modën e shpejt, ose thjesht doni të keni produkte unike, vendet e të përdorurave janë perfekte për ju. Plus, nuk e dini kurrë se çfarë thesaresh mund të gjeni.
Gjithçka në dyqanet e të përdorurave është e vjetër dhe e dale mode. Sigurisht, mund të gjeni disa produkte më të vjetra, por nuk është gjithmonë kështu. Fakti që moda po kthehet në vitet '90 dhe 2000 është një mundësi e shkëlqyer për ju, sepse artikujt vintage dhe retro janë shumë në modë.
Dyqanet e të përdorurave kanë vetëm rroba. Tendenca është të kenë një përzgjedhje të madhe veshjesh, por shpesh kanë mobilje, dekor shtëpie, libra dhe pajisje elektronike. Madje mund të gjeni pajisje dhe mjete kuzhine të reja në dyqanet e të përdorurave. Pra, nëse jeni në treg për diçka specifike, gjithmonë ia vlen të kontrolloni te të përdorurat fillimisht.
“Thrifting” kërkon kohë dhe nuk ia vlen përpjekja. Është e vërtetë që mund të marrë pak kohë dhe përpjekje, por kjo është pjesë e argëtimit! Nuk ka asgjë si emocioni i gjetjes së një perlë të fshehur pas kërkimit nëpër një grumbull artikujsh. Plus, “thrifting” është një mënyrë e shkëlqyer për të dalë nga shtëpia dhe për të bërë diçka ndryshe. Është gjithashtu një opsion më i qëndrueshëm se blerja e artikujve të rinj, kështu që ju mund të ndiheni mirë me blerjet tuaja. Gjithsesi, nëse nuk ju pëlqen procesi I kërkimit në vende pafund, blini, ose porosisni në internet në faqet që shesin produkte të përdorura të cilat përveç koleksioneve të tyre mund të marrin edhe porosi bazuar në atë që ju kërkoni.