Mbi 8 milion ton plastik përfundon në oqeane çdo vit. Ndërkohë që qeset plastike, shishet apo pipat janë të dallueshme për të gjithë ne, një ndër shkaktarët kryesor të ndotjes nga plastika është më pak i dukshëm për syrin.
Po flasim per rrobat tona, ato që veshim dhe lajmë çdo ditë. Shumica e veshjeve në përbërjen e materialit të tyre, ka bazë plastikën. Këtu përmendim poliestër, nailon apo akrilik. Këto janë shumica e materialeve që përbëjnë veshjet e dimrit, palestrës apo prodhimeve masive të modës së shpejtë. Kur lahen, veshjet sintetike lëshojnë mikrofibra plastike të cilat janë më të vogla se 5mm në diametër. Ne nuk mund t’I shohim me sy të lirë, por këto mikrofibra gjenden kudo rreth nesh, që nga brigjet e deteve dhe oqenave, ne parqe apo rrugët që kalojmë përditshmërinë tone. Më e rrezikshmja nga te gjitha është se ato gjenden dhe në ajër, ushqime, apo pijet që ne konsumojmë.
Studimet tregojnë që shenja të mikrofibrave të plastikës gjenden dhe në mushkritë tona. Në nivele më të larta gjenden te punëtorët e fasonerive të cilët janë ne kontakt të përditshëm me prodhimin e materialeve sintetik, nailon apo akrilik.
Por cfarë mund të bëjmë për parandalimin ose minimizimin e këtij problemi?
Të reduktojmë përdorimin e veshjeve me përbërje sintetike, nailon dhe akrilik. Përvecse të dëmshme për lëkurën, janë shumë të dëmshmë për mjedisin dhe organizmin tonë.
Të reduktojmë blerjen nga gjigandë të modës së shpejtë ose kompanive që nuk janë transparente në prodhimin e produkteve që ato shesin.
Të lajmë rrobat kur wshtw e nevojshme dhe në sasi të mëdha duke qënë më të ndërgjegjshëm në përdorimin e tyre. Në këtë mënyrë mikrofibrat që lëshohen janë më minimale, pasi vetë rrobat ndalojnë njëra tjetrën në shpërndarjen e tyre.
Të përdorim paisje që kapin këto mikrofibra që në lavatrice, si përshembull qeset e posaçme, topat e leshit, apo filtra të veçantë për makinën tuaj larëse.
Të drejtohemi më shumë nga produktet e përdorura/ second hand.