Moda është nja nga industritë më të varura nga puna e krahut, pasi cdo produkt/ veshje duhet punuar me dorë përgjatë një zinxhiri të gjatë furnizimi.
Industria e modës së shpejtë punëson rreth 75 milionë punëtorë fabrike në mbarë botën dhe shumica e këtyre punëtorëve janë femra. Cdo vit, të gjithë së bashku blejmë miliarda veshje të reja dhe është vlerësuar se deri në vitin 2030 industria e modës do të konsumojë burime të barazvlefshme me dy planete tokë që të përmbushë kërkesën që parashikohet për veshje.
Gjatë viteve industria e modës së shpejt ka zgjedhur të transferojë punën e saj në vendet aziatike (Bangladesh, Kinë, Vietnam, Filipine etj) ku më pak se 2% e punëtorëve siguron rrogën minimale të jetesës. Kushtet e punëtorëve të fabrikës në Azi, përshkruhen si "punë skllevërish". Ata punojnë deri 16 orë në ditë, 7 ditë në javë duke përfshirë dhe fëmijët, për shkak se puna kërkon njohuri minimale dhe fëmijët mund të shfrytëzohen në një moshë më të re.
Kjo gjë ndodh dhe në Shqipëri, ku shumë gra punojnë në kushte minimale pune per firma të njohura, si “Max Mara”, “Polo”, “Hermont & Blant”, këpucët “Clarks”, “Geox”, “Dolce Gabbana”, “Gian Franco Ferre”, “Zara”, “Triumph”, “Wolf Lingerie” etj, por dhe per linja tekstilesh shqiptare.
Të drejtat e punëtorëve shkelen vazhdimisht në industrinë e modës së shpejt ku flasim këtu për pushimin që I takon, ambientin e sigurt në punë, paga për të përballuar jetesën që i con në skamje, dëme psikologjike dhe probleme shëndetsore. Në blerjen tënde të rradhes pyet veten, Kush i bën rrobat e mia dhe cfarë pasojash kanë?