Të blesh te të përdorurat është bërë më shumë se thjesht një trend, është një mënyrë e qëndrueshme për të zbuluar tendenca unike dhe për të shprehur stilin tuaj personal. Nëse jeni gati për të nisur një aventurë "thrifting", ne do ju përgatisim! Më poshtë do të gjeni disa këshilla të vlefshme për të përfituar sa më shumë nga dita juaj e thrifting. Pra, merrni çantat tuaja, vishni këpucë të rehatshme dhe le të zhytemi në botën thrifting!
Përpara se të niseni në ekspeditën tuaj, kaloni pak kohë duke hulumtuar dyqanet/vendet që shesin të përdorura në zonën tuaj. Kërkoni dyqane të njohura për cilësinë dhe shumëllojshmërinë e artikujve. Shikoni komentet në internet, platformat e mediave sociale dhe pyesni miqtë për rekomandime pasi jo çdo vend në Shqipëri mund të gjendet në mediat sociale. Pasi të keni një listë të vendeve të mundshme, planifikoni rrugën për të përdorur kohën dhe energjinë tuaj në maksimum.
Veshja komode është çelësi për të shijuar këtë përvojë. Veshjet e lirshme që janë të lehta për t'u veshur dhe hequr mund të ndihmojnë ose vishni streçe dhe një bluze për të provuar gjithçka mbi to. Mbi të gjitha vishni këpucë të rehatshme pasi do të qëndroni në këmbë gjatë.
Vendosni një buxhet! Këtë nuk mund ta themi sa duhet. Të blesh të përdorura është shpesh më e përballueshme sesa blerja e artikujve të rinj, është e lehtë të tërhiqesh nga ofertat e shkëlqyera. Për të shmangur shpenzimet e tepërta, vendosni paraprakisht një buxhet. Vendosni sa jeni të gatshëm të shpenzoni në përgjithësi ose ndani një shumë specifike për çdo vendndodhje. Në këtë mënyrë, mund të shijoni ditën tuaj pa asnjë pendesë.
Merrni me vete disa gjëra të rëndësishme. Së pari, sillni një çantë pazari të ripërdorshme për të mbajtur gjetjet tuaja. Kjo redukton mbetjet dhe e bën më të lehtë transportin e blerjeve tuaja. Merrni parasysh të keni me vete dezinfektues duarsh, pasi vendet e të përdorurave mund të jenë me pluhur. Gjithashtu mund t'ju duhet një shirit i vogël matës, veçanërisht nëse jeni duke kërkuar për mobilje ose veshje që duhet të përshtaten në mënyrë të përsosur. Merrni ujë dhe ushqim, sepse në shumicën e rasteve thrifting kërkon më shumë se vetëm disa orë.
Mos e kufizoni veten në kategori ose stile specifike. Shpesh, gjetjet më interesante janë të papritura. Eksploroni seksione që zakonisht nuk do t'i merrnit parasysh dhe provoni artikujt që ju tërheqin vëmendjen, edhe nëse nuk janë diçka që normalisht do t'i vishnit. Mund të habiteni nga ajo që ju mund t'ju shkoj dhe të dukeni bukur!
Artikujt e përdorur mund të jenë pak të konsumuar, por kjo nuk do të thotë se nuk ia vlen të blihen. Merrni kohë për të inspektuar çdo artikull tërësisht. Kontrolloni për ndonjë dëmtim, njollë ose pulla që mungojnë. Nëse jeni duke blerë pajisje elektronike, pyesni nëse mund të testohen paraprakisht. Mbani mend, është më mirë të jeni të sigurt që po merrni një marrëveshje të mirë.
Gjetja e artikullit të përsosur mund të marrë kohë. Jini të duruar dhe këmbëngulës në kërkimin tuaj. Merrni kohën tuaj për të parë çdo gjë. Artikuj të rinj shtohen vazhdimisht në dyqanet e të përdorurave, kështu që nëse riktheheni mund të gjeni atë që dëshironi. Mos u dekurajoni nëse nuk gjeni diçka në kërkimin e parë, shijoni procesin dhe mbani mendjen e hapur!
Happy Thrifting to all :)